BE-ja ta pranojë Kosovën në gjirin e saj

12:20 / 11.09.2012
Me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur shpresojmë se mund të mbyllim kapitullin e Kosovës së pavarur. Kështu ka thënë ish-presidenti finlandez dhe projektuesi i pavarësisë së Kosovës, Martti Ahtisaari gjatë fjalimit të tij në konferencën me temën “Kaptinë e mbyllur në Ballkan”, e cila po mbahet pas vendimit që Grupit Drejtues Ndërkombëtar (GDN) për heqjen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Ahtisaari ka thënë se Kosova pas heqjes së mbikëqyrjes, duhet ta tregojë veten si një shtet i pavarur.

“Me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur shpresojmë se mund të mbyllim kapitullin e Kosovës së pavarur. Sot jam i lumtur që jam bashkëngjitur këtij procesi për mbylljen e kapitulli të pavarësisë së mbikëqyrur. Kosova duhet të tregojë veten si një shtet i pavarur me të gjitha përgjegjësitë dhe maturitë e një shteti. Ky është kapitull në të cilin Kosova e luan rolin e vet konstruktiv në regjion dhe Kosova në lidhje të mira me Bashkimin Evropian”, ka thënë Ahtisaari.

Ai ka pohuar më tej se Kosova dhe Bashkimi Evropian janë një pjesë e pandashme e këtyre proceseve.

“Kosova dhe Bashkimi Evropian janë pjesë e pandashme, jo për shkak të kalkulimeve politike, por për arsye të realitetit të pandryshueshëm të pozicionit të Kosovës”, ka thënë ai.

Lidhur me pranimin e Kosovës, si pjesë e BE-së, Ahtisaari ka thënë se BE-ja duhet ta gjejë një mënyrë se si t’i pranojë këta dy milionë njerëz në gjirin e saj.

“Bashkimi Evropian duhet të gjejë një mënyrë për të pranuar këta dy milionë njerëz, të cilët banojnë shumë afër. Disa mendojnë se kjo është një problem për Bashkimin Evropian, por unë konsideroj se shumë më shumë do ta shohim këtë si një rast, si një mundësi”, ka thënë ai. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Martti Ahtisaari
Martti Ahtisaari
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.