BE: “Jo” ndryshmeve të njëanshme të marrëveshjeve

23:13 / 15.08.2012
As Prishtina as Beogradi nuk mund të ndryshojnë njëanshëm marrëveshjet e arritura në dialogun teknik në Brukes, deklaroi për gazetën serbe Danas, Maja Kocijancic, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Ajo i bëri këto komente pas spekulimeve se qeveria e re serbe po punon për heqjen e fusnotës nga emërtimi i Kosovës në tubimet rajonale.

Sekretari gjeneral i Qeverisë serbe, Veljko Odallvic, ka thënë se “një propozim i tillë deri tashti nuk është paraqiture para qeverisë”. Ndërsa shefi i deritashëm i ekipit qeveritar për dialog me Prishtinën, Borisllav Stefanoviq mendon se heqja e fusnotës nga emërtimi i Koovës nëpër tubimet rajonale do të thoshte se pushteti i ri serb po e realizon në vepër atë që ia ka premtuar Perëndimit.

Stefanoviqi po ashtu ka thënë se “regjimi i ri do të nxjerr vendim të ri në Kuvend me të cilin do të mundësohet pjesëmarrja e delegacionit të Serbisë nëpër tubime rajonale”.

Duke u thirrur në burime të afërta brenda Qeverisë serbe, gazeta "Blic" të mërkurën paradite ka bërë të ditur se për modelin e tillë janë ngarkuar nënpresidentja e qeverisë për integrime evropiane, Suzana Grubjesic, dhe shefi i Zyrës për integrime, Milan Pajevic.

Në kuadër të dialogut për çështje teknike, Prishtina dhe Beogradi, në muajin shkurt, kanë arritur marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës me fusnotë. Kjo e fundit përfshin Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Beogradi disa herë ka braktisur forumet dhe takimet rajonale, duke ka këmbëngulur që në tabelën para delegacioneve të Kosovës, të shkruhet edhe fusnota. Por diplomatët evropianë kanë thënë se në tabelë mund të qëndrojë ylli, ndërsa "diku tjetër" shpjegimi se çfarë do të thotë ai. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Maja Kocijancic
Maja Kocijancic
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
8:50 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

BE rrit luftën kundër evazionit tatimor

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për një shkëmbim automatik të informacioneve bankare anembanë bllokut, deri n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.