BE kërkon nga Beogradi fleksibilitet në dialog

19:04 / 1.11.2012
Drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sanino u ka thënë autoriteteve serbe se dialogu me Kosovën duhet të jetë fleksibil, pa trysni dhe pa përfshirjen e idesë së ndarjes së Kosovës, e cila nuk do të ishte një zgjidhje pozitive.

Sanino, i cili po kryeson një delegacion të BE-së në Beograd, është takuar me këshilltarin e presidentit serb, Marko Gjuric, të cilit i ka bërë të qartë se Brukseli pret nga zyrtarët serbë që të dalin me ide konkrete për zgjidhjen e çështjes së Kosovës para strukturave të larta të BE.

Ndër të tjera, Sanino ka vlerësuar synimin e Serbisë për të qenë anëtare me të drejta të plota në BE proces për të cilin Brukseli ka vendosur si kusht normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, transmeton Koha.net.

Sipas mediumeve serbe, Sanino ka nënvizuar se afatet kohore të dialogut do të jenë fleksibil, në mënyrë që të mos ketë trysni, dhe ka shtuar se Perëndimi është optimist se procesi mund të zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Në anën tjetër këshilltari i presidentit serb ka garantuar vazhdimin e shpejtë të negociatave në nivel politik me Kosovën dhe ka shprehur bindjen se në ditët e ardhshme Serbia do të ketë gati platformën për bisedimet.

Ndërkohë, përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar ka deklaruar se problemi më i madh i Beogradit dhe Prishtinës është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet tyre. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Stefano Sanino
Stefano Sanino
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.