BE kundër dënimit me vdekje

19:18 / 10.10.2012
Bashkimi Evropian kundërshton dënimin me vdekje në të gjitha rastet dhe në të gjitha rrethanat e mundshme, është kumtuar nga Komisioni Evropian me rastin e 10 tetorit, Ditës Botërore kundër dënimit me vdekje.

"Dënimi me vdekje është mizor dhe johuman dhe në asnjë mënyrë nuk është treguar si pengesë për krimin. Bashkimi Evropian e konsideron heqjen e tij si thelbësore për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, si dhe për zhvillimin progresiv të të drejtave të njeriut", thuhet në deklaratën e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Pesëdhjetetetë shtete të botës mbajnë ende dënimin me vdekje, kurse në mesin e tyre 20 shtete edhe e zbatojnë.

Bjellorusia është i vetmi shtet evropian, ku zbatohet dënimi me vdekje. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.