BE në gjah pas ilegalëve të Maqedonisë

10:29 / 6.08.2012
Mijëra qytetarë të Maqedonisë po qëndrojnë ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian, pas kalimit të afatit tremujor të qëndrimit.

Edhe pse i ka kaluar afati tremujor i qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian (BE), mijëra shtetas të Maqedonisë nuk respektojnë afatet dhe po qëndrojnë ilegalisht në vendet e zonës së Shengenit. Belgjika, Holanda, Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia dhe Norvegjia janë vendet në tw cilat kryesisht janë të pranishëm shtetasit ilegal të vendeve të treshes së fundit të liberalizimit të vizave: Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

Në një raport të Komisionit për drejtësi në kuadër të KE-së alarmohet situata e krijuar nga liberalizimi i vizave dhe se të gjithë këta shtetas të mbetur në vendet anëtare janë paraqitur si shqetësim i madh. Enti për migrim në Belgjikë ka theksuar se është në ndjekje të situatës dhe se do të aplikohen masa sanksionuese ndaj të gjithë atyre që do të kapen me qëndrim ilegal dhe ata që nuk kanë respektuar periudhën kohore që ofron liberalizimi i vizave.

“Ne i kemi bërë me dije të gjithë atyre shtetasve nga Maqedonia dhe Serbia, të cilat u refuzuan për përfitimin e statusit të azilkërkuesve. Një pjesë e tyre kanë marrë parasysh rekomandimet tona dhe janë kthyer në vendlindjet e tyre, ndërsa pjesa tjetër dyshohet se nga ngelur”, kanë bërë të ditur nga Enti për migrim në Belgjikë, transmeton INA.

Sipas këtij enti, gjatë këtyre muajve ka pasur rënie drastike apo thuajse nuk është bërë asnjë kërkesë për azil nga shtetasit e Serbisë dhe Maqedonisë.

Nga dënimet me ndalesa disavjeçare për të hyrë në vendet e BE-së e deri tek dënimi për ndalesë të përhershme, janë dënimet që mund të pësojnë shtetasit e Maqedonisë, të cilët do të kapen nga autoritetet policore të vendeve të BE-së.

Së fundi, Ylber A. nga Kumanova ka pësuar me një ndalesë dyvjeçare nga autoritetet gjermane, pasi ai në Aeroportin e Frankfurtit është zbuluar se ka tejkaluar afatin kohor të qëndrimit në vendet e BE-së. Dyshohet se edhe shtetas të tjerë janë përballë me sanksione të tilla, pasi që ata nga fundi i dhjetorit akoma kanë qëndruar në vendet e BE-së.

Sipas masës së liberalizimit të Shengenit të bardhë, shtetasit e vendeve përfituese janë të obliguar që gjashtë muaj brenda vitit të qëndrojnë në vendet e BE-së.

Mirëpo këto gjashtë muaj duhet të shfrytëzohen me ndërprerje, gjegjësisht tre muaj qëndrim në vendet e BE-së dhe më pas tre muaj duhet të braktiset territori i vendeve anëtare. Pas tre muajve, atëherë qytetarët e Maqedonisë kanë mundësi të udhëtojnë drejt tokës së Shengenit. Ministria e Jashtme e Maqedonisë thekson se këto janë raste individuale dhe se ministria e tyre ka njoftuar qysh para liberalizimit për masat dhe kushtet e udhëtimit dhe vendqëndrimit në vendet anëtare të BE-së. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
12:17 / 18.05.2013

2.5 euro - një ar tokë ka shitur AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur hiç më pak se 20 hektarë tokë për vetëm 5 mijë euro, në valën e 13 t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.