BE-së dhe SHBA-ve u intereson vetëm Kosova

21:22 / 1.11.2012
Kur është fjala për Serbinë, për bashkësinë ndërkombëtare më e rëndësishmja është të zgjidhet çështja e Kosovës, ndërsa të gjitha gjërat tjera kurse punët e tjera brenda shtetit serb i janë lënë pushtit aktual në Serbi që t’i rregullojë vetë. Kështu kanë vlerësuar dy aktivistet serbet organizatave për të drejtat e njeriut, Natasa Kandic dhe Sonja Biserko.

Drejtoresha e Qendrës për të Drejtat Humanitare, Natasa Kandic vlerëson se për faktorin ndërkombëtar Kosova është çështja më e rëndësishme dhe e vetmja e që i intereson bashkësisë ndërkombëtare, kur është fjala për Serbinë.

"Atyre u intereson vetëm në Kosova, kurse çdo gjë tjetër na është lënë neve dhe varet nga ne. BE-së dhe SHBA-ve nuk ju intereson kush është në pushtet, sepse ata kanë bashkëbisedues për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Ky pushtet, deshëm ose jo ta pranojnë, në krahasim me pushtetin e mëparshëm, deri tani ka bërë përparim të madh në lidhje me Kosovën", ka thënë Kandic, në një emision të Televizionit B92.

Ndërsa, Sonja Biserko-drejtoreshë e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut , vlerëson se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, pas 20 viteve ndjehen të mashtruara dhe se vizita e fundit që i bënë Beogradit Hillary Clinton dhe Catherine Ashton tregon se bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë kurrfarë ndryshim të kufijve në Ballkan.

“Këtu natyrisht se mendohet në Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, të cilat janë përpara një kolapsi për shkak të proceseve të brendshme në to, kurse për Serbinë ka të bëjë me çështjen e Kosovës”, tha Biserko.

“Gjithashtu, kjo vizitë ka treguar se BE-ja dhe SHBA-të kanë një qëndrim të përbashkët lidhur me çështjen e Kosovës, që është shumë e rëndësishme, sepse këtu mendonin dhe llogarisnin në atë se BE dhe SHBA kishin qëndrime të kundërta”hej se këtu dhe të mbështeteni në atë që të ketë një qëndrim të ndryshëm”, tha ajo.

Biserko mendon se në bashkësinë ndërkombëtar ekziston një mendim se një rrymë ekstreme në Kosovë do të përfshihet në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe se ajo në fund do të kontribuojë më së shumti që të zgjidhet kjo çështje.

“Kosova duhet të shkojë dhe këtë duhet pranuar. Në qoftë se në këtë çështje Serbia nuk tregohet bashkëpunuese, ajo nuk do të përfshihet në buxhet, të cilin BE-ja së shpejti do ta përfundojë për shtatë vitet e ardhshme”, tha Biserko. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.