BE: Së shpejti masa të reja për Bjellorusinë

23:01 / 10.08.2012
Zyrtarë të Bashkimit Evropian janë takuar të premten në Bruksel, ndërsa në fund të takimit kanë lënë të kuptohet se BE-ja mund të vërë sanksione të reja kundër Bjellorusisë.

Takimi ka ndodhur pasi që Minsku, javën e kaluar, ka dëbuar ambasadorin e Suedisë, për shkak të, siç është thënë, “mbështetjes tejet të madhe për të drejtat e njeriut”.

Mosmarrëveshjet kanë nisur kur një aktivist suedez, muajin e kaluar, ka hedhur më shumë se 800 arinj lodra pranë Minskut, me mesazhe pro lirisë së shprehjes, raporton RFE.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, ka thënë se dëbimi i ambasadorit suedez “nuk do të jetë në favor të Bjellorusisë për t’i dhënë fund izolimit nga pjesa tjetër e Evropës”.

Kryetari i Komitetit për Politikë dhe Siguri pranë BE-së, Olof Skog, ka thënë se Minsukut do t’i dërgohet “një mesazh shumë i qartë në ditët e ardhshme”. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Thorbjorn Jagland
Thorbjorn Jagland
 
 
Magazina
22:45 / 18.06.2013
Antonio Banderas, Foto: Getty Images

Banderas e J.Lo në filmin për minatorët e Kilit

Shpesh thuhet “një histori si në filma” kur diçka e jashtëzakonshme ndodh. Është rasti i 33 minatorëve që dy vite m...
Teknologji
16:18 / 18.06.2013
Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë!

Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë!

Huawei sot edhe zyrtarisht e ka prezantuar modelin më të ri të telefonit të saj Android, përkatësisht modelin Huawei Asce...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.