Bengazi, FBI në gjurmët e 3 personave

15:09 / 2.05.2013

Ashtu si për Bostonin, FBI kërkon ndihmë për të gjetur vendndodhjen e tre personave që mund të kenë informacione mbi sulmin e 11 shtatorit të vitit të kaluar në Bengazi, që i mori jetën ambasadorit amerikan Chris Stevens dhe tre amerikanëve të tjerë.

FBI ka shpërndarë të mërkurën pamjet e disa elementëve që ndodheshin në afërsi të selisë diplomatike gjatë sulmit dhe janë filmuar nga telekamerat.

Sipas versionit zyrtar, Shtetet e Bashkuara nuk i njohin identitetet e tre personave dhe shpresojnë që dikush në Libi apo diku tjetër t’i njohë ata.

Në shpërndarjen e buletinit zyrtar të kërkimit, autoritetet kanë deklaruar se ende nuk dihet se cili ka qenë roli i të kërkuarve, transmeton TCH.

Pikërisht mbi përgjegjësit e dyshuar të atentatit, televizioni Fox, duke cituar burime anonime nga sektori i sigurisë, ka zbuluar se CIA e njeh identitetin e trurit të sulmit ndaj konsullatës, por administrata Obama ka kërkuar kohë duke mos kryer asnjë operacion për kapjen e terroristit.

Motivi i kujdesit të treguar nga Shtëpia e Bardhë është dëshira e këtij institucioni për të mos shkaktuar tensione të reja në Libi, vend që vuan ende nga destabiliteti.

Në muajt e fundit kanë qarkulluar hipoteza për organizatorët e mundshëm të sulmit. Theksi është vënë tek ekstremistët lokalë të lidhur me Al Qaeden në territorin e Magrebit, tek një militant egjiptian dhe tek grupi Ansar al Sharia, lideri i të cilit ka mbetur i plagosur së fundmi. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.