Beograd mohon mundësinë e takimit Thaçi-Nikolic

11:11 / 18.09.2012
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, kanë thënë në Kabinetin e shefit të shtetit serb në Beograd.

Nuk ka gjasa që diçka e këtillë të ngjajë, kanë thënë përfaqësuesit e Zyrës së Informimit të Presidencës së Serbisë, raporton FoNet-i.

Këto burime kanë konfirmuar se presidenti Nikolic ka porositur se për te takimi me kryeministrin kosovar është i papranueshëm.

“Nuk mund të takohem me atë për të cilin flitet se ka kryer krime ndaj serbëve, deri sa të vërtetohet se është apo nuk është kjo e vërtetë”,citohet të ketë thënë Nikolic, transmeton RTV21.

Lajmi për takimin e mundshëm të Nikolicit dhe Thaçit, sipas mediave të Beogradit “ e kanë sajuar mediat e Kosovës ”, sipas të cilave “përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton do të iniciojë bisedimet ndërmjet Thaçit dhe Nikolicit në margjinat e Mbledhjes Plenare të OKB-së në New York”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.