Beogradi: Qëndrimi i Prishtinës duhet të zbutet

13:42 / 3.04.2013

Zëdhënësi i Qeverisë së Serbisë, Milivoje Mihajlovic, tha se pengesë kryesore në dialogun Serbi–Kosovë, është qëndrimi i fortë i Prishtinës.

“Prishtina nuk dëshiron të japë disa fuqi ekzekutive për Asociacionin e Komunave serbe, që do të mundësonin ekzistencën serbe në Kosovë”, tha Mihajlovic, dhe shtoi se “mendon se kjo është pengesa kryesore”.

Mëtutje, ai i tha agjencisë Reuters në Beograd se “qëndrimi i linjës së fortë i Prishtinës, duhet të zbutet me qëllim që të arrihet paqja jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë rajonin”, transmeton Rel.

Sipas tij, në ditët e ardhshme, të dy palët do të konsolidohen dhe dialogu do të vazhdoj.

Zëdhënësi i Qeverisë së Serbisë tha se “roli vendosës i BE-së dhe SHBA-ve duhet të rezultojë me vazhdim të dialogut dhe përpjekje serioze që të dy palët të sillen më afër marrëveshjes”.

Këto komente u bën pasi bisedimet e mbrëmshme ndërmjet kryeministrave të dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, përfunduan pa arritjen e ndonjë marrëveshjeje. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.