Berisha: Arrestojeni Mujën

14:28 / 2.03.2013
Ish-drejtuesi i Degës së PDK-së në Prizren, Zafir Berisha, e ka ftuar EULEX-in që të privojë menjëherë nga liria kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, dhe bashkëpunëtorët e tij, të akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare. Berisha ka thënë për Telegrafin se masa e arrestit është e nevojshme, sepse zyrtarët mund të fshehin gjurmët duke keqpërdorur dokumentet zyrtare ose duke shantazhuar dëshmitarët.

Së fundi, zyrtarë të lartë komunalë të Prizrenit akuzohen nga Prokuroria e EULEX-it se gjatë ushtrimit të mandatit të tyre në disa raste kanë shpërdorur pozitën zyrtare ose autorizimin, të cilat më pas kanë rezultuar me shfrytëzimin dhe përfitimin e kundërligjshëm nga toka që i takonte Komunës së Prizrenit.

Zafir Berisha aktualisht është kryetar i Bashkimit Demokratik, një fraksion politik i shkëputur nga PDK-ja, pas thyerjes që pësoi dega e partisë në pushtet në qytetin e Prizrenit.

Ai deklaron se skandali i fundit dëshmon gjendjen e rëndë të krijuar për shkak të aparatit destruktiv të vendosur nga kryeministri Hashim Thaçi, e të cilin e ka pranuar Ramadan Muja.

“Më parë më vinte keq prej Mujës, sepse e kam pasur profesor. E më pas, gjendja eskaloi dhe u detyrova që të tërhiqem. Unë nuk e kuptoj se nuk japin dorëheqje dhe si mendojnë që prapë të kërkojnë votën nga qytetarët”, ka thënë Berisha, ndërsa vlerëson se në këtë situatë PDK-ja nuk do të ketë shanse që të fitojë prapë në Prizren.

Berisha, gjatë një emisioni televiziv ku ishte mysafir edhe Ramadan Muja, e kishte akuzuar kryetarin e Prizrenit se ai kishte harxhuar një shumë të madhe parash vetëm për të shikuar filma pornografikë gjatë një vizite që ai ka pasur në Amerikë. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Zafir Berisha
Zafir Berisha
 
 
Magazina
22:20 / 18.05.2013
Rike Roci

Xhelozia mes Ilirit dhe Elonës, të dy e duan Riken

Ngjarja që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjatë kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother”, ka qenë krisja e miqësi...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.