Berisha: Duhet goditur regjimi mizor i Assadit

22:14 / 7.08.2012
Shqipëria do të dërgojë ekipe mjekësore në ndihmë të qytetarëve sirianë të strehuar në kampet e refugjatëve, tha të marëtn kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke shprehur bindjen se komuniteti ndërkombëtar do të marrë të gjitha vendimet për t’i dhënë përgjigjen e merituar regjimit të Bashar al-Assadit.

“Një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme është se dje, kryeministri i Sirisë denoncoi regjimin gjakësor të Assadit dhe u bashkua me forcat opozitare. Ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe një goditje shumë e rëndë, në kështjellën e këtij diktatori që e ka kohën e numëruar”, tha kryeministri Berisha, në mbledhjen e Qeverisë derisa fliste për situatën në Siri.

“Assad është varianti i ri i Muammar Gaddafit, i cili kryen çdo ditë gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, ndaj popullit sirian. Është përfaqësuesi i një pakice që ka qeverisur me gjak e hekur, ka terrorizuar e shtypur një shumicë të tërë, në këtë vend”.

“Është e dhimbshme kur sheh se nuk po ndërhyhet, nuk po ndërmerren ato vendime që u morën për qytetarët në Bosnje dhe i shpëtuan nga një eksterminim tërësor, e dhimbshme se nuk po ndërmerren ato vendime, me të cilat u shpëtuan qytetarët e Kosovës nga barbaritë e Sadamit të Ballkanit, nuk po ndërmerren ato veprime, të cilat shpëtuan qindra e mijëra jetë në Libi. Kjo për faktin se Rusia po bllokon Këshillin e Sigurimit”, tha Berisha.

Kryeministri tha se në kampin opozitar sirian ka një vendosmëri absolute për të shembur këtë regjim mizor. Por, natyrisht, sipas tij, krijimi i zonave të ndalim fluturimit, i korridoreve të ndihmave humanitare do të ishin jetike për ta shpejtuar procesin e fundit që meriton ky diktator.

“Një situatë e rëndë është krijuar nga përmbytjet në kampet e refugjatëve. Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet Ministrisë së Jashtme, të marrë të gjitha masat e të ofrojë ekipe mjekësore, qoftë në kufirin me Jordaninë, Turqinë apo kudo që të ketë nevojë. Ne duhet të ndihmojmë këta qytetarë refugjatë, t’u ofrojmë ndihmën mjekësore, të dërgojmë ekipe infermierësh, kirurgësh, me të gjitha pajisjet, deri në hapjen e një spitali fushor, në mënyrë që t’u ofrojmë solidaritetin tonë njerëzor, atë që ne mund të bëjmë”, tha ndër të tjera kryeministri shqiptar. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Sali Berisha
Sali Berisha
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
11:32 / 19.06.2013

Fillon ekzekutimi i subvencioneve për grurë

Ka filluar ekzekutimi i pagesave direkte për grurë me rritje për 25 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.