Berisha: Heqja e imunitetit, transparencë dhe barazi

15:15 / 31.07.2012
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në fjalën e mbajtur gjatë përurimit të portalit ‘online’ gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë shprehu mirënjohje për Komisionin Evropian dhe Bankën Botërore, për financimin e bërë.

Berisha tha se ky sistem nënkupton qytetarin në gjykata, publikun në gjykata dhe që çdo qytetar të njihet në çdo qelizë të veprimtarisë së gjyqësorit.

“Kjo përbën një ndihmë të jashtëzakonshme në radhë të parë për ju anëtarët e trupave gjykuese të vendit, kjo përbën një proces i cili do tu ndihmojë ju për të rritur shkallën e përgjegjshmërisë, por do të bëjë që publiku të vlerësojë gjithnjë e më shumë, punën tuaj, seriozitetin tuaj, përgjegjshmërinë tuaj, në zbatim të ligjeve të vendit. Jam i bindur se Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të ketë një sistem ndihme shumë të madhe për të vlerësuar në bazën e meritës secilin gjykatës apo gjykatëse të këtij vendi”, u shpreh Berisha, citon Noa.

Lidhur me çështjen e imunitetit Berisha theksoi se “Ne duhet të ndihemi krenar me kërkesën tonë për heqjen e imunitetit, sepse kjo do na bëjë më transparentë më të barabartë përpara ligjit. Fatkeqësi është se në rast se pushteti pasurohet në mënyrë të paligjshme, heqja e imunitetit nuk synon veçse parandalimin, ndaj të gjitha rasteve që pushteti përdoret për favore dhe për pasurim të paligjshëm”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.