Berisha: Kremtojmë në Tiranë, por nuk shmangim Vlorën

20:24 / 30.10.2012
Në mbledhjen e Komitetit për 100-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ftoi të gjithë shqiptarët që ky vit të jetë viti i bashkimit rreth idealit kombëtar.

Duke iu referuar pretendimeve të opozitës se në festimet e planifikuara nga qeveria për 100-vjetorin e Pavarësisë po anashkalohet Vlora dhe se po ulet figura e Ismail Qemalit, kryeministri theksoi se festa nuk duhet të marrë ngjyra partiake, por të mbetet ngjarje kombëtare.

Shefi i qeverisë hodhi sërish poshtë pretendimet e opozitës, duke nënvizuar se axhenda e festimeve të 100-vjetorit nuk e përjashton Vlorën, por kremtimi i 100-vjetorit do të bëhet në Tiranë për shkak të delegacioneve të shumta që pritet të mbërrijnë në kryeqytet.

“Unë jam shumë i çuditur nga disa pretendime, të cilat janë jashtë çdo lloj realiteti. Ideja se po krijohet rivalitet midis Tiranës dhe Vlorës është një ide shumë naive. Në Vlorë u shpall pavarësia, por Tirana është kryeqyteti dhe ne nuk mund të mbajmë një qëndrim tjetër, janë ftuar shumë miq, sigurisht do jenë dhe në Vlorë, por do kremtojmë në Tiranë. Absolutisht Vlora nuk do të shmanget. Janë shumë delegacione dhe është shumë i vështirë spostimi. Festimet do të nisin në Shkup më 25 nëntor, më pas më 27 do të jenë në Kosovë. Më 27 do të ketë festime në Vlorë dhe po në Vlorë më 28 në mëngjes do të ketë ngritjen e Flamurit nga Presidenti i Republikës”,u shpreh kryeministri.

Sipas kryeministrit Berisha, “Bashkisë së Vlorës i janë dhënë më shumë se Tiranës. Kam përgëzuar iniciativat e Bashkisë Vlorë. Po kështu edhe rrethe të tjera kanë shprehur dëshirën, ne i mbështesim në raste të veçanta dhe financiarisht aty ku mundemi. Ato që janë premtuar do të mbahen. Nuk është mirë të përdorim selitë”.

Shefi i qeverisë propozoi që tuneli Tiranë-Elbasan dhe rruga Levan-Vlorë të pagëzohen me emrin “tuneli i 100-vjetorit të Pavarësisë” dhe “autostrada e 100-vjetorit të Pavarësisë”, për të përjetësuar këtë datë të rëndësishme kombëtare.

“Ne kishim parashikuar vepra të tjera, por rëndësia kombëtare e tunelit i tejkalonte të gjitha këto. Unë mendoj që këto dy vepra të pagëzohen në shekullin e pavarësisë. Janë të dyja vepra dinjitoze. Ftoj të gjithë shqiptarët që ky muaj dhe ky vit të jetë vit bashkimi rreth idealit tonë kombëtar”, u shpreh kryeministri Berisha, transmeton BW.

Kryeministri Sali Berisha përgëzoi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama për nismën, ‘të valëvisim flamuj në çdo dritare’.

“Do ta përgëzoj sot Edi Ramën se u bashkua me nismën e militantëve të mi në Vlorë, të ngremë flamurë për Pavarësinë. Gjithë muajin Nëntor ta shtrojmë nën flamurë, të nxjerrim flamurë në dritare, dekoro çdo pemë e dritare kudo ndodheni. E vlerësoj këtë thirrje që bëri sot bashkë me degën e PD në Vlorë dhe e siguroj që do bëjmë gjithçka që të valëvisim gjatë këtij muaji flamurë”.

Por, sipas kryeministrit, Rama nuk mund të përgëzohet për nismat në Bruksel, më rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

“Përgëzoj Artan Lamen për ekpozitën për Ismail Qemalin në Bruksel, por do të kisha dashur të përgëzoja dhe Edi Ramën, por jo. Nuk shkoi e nisi fjalimin me Ismail Qemalin apo Hasan Prishtinën, por me Sali Berishën. Shkon dhe hap ekspozitë për Ismail Qemalin dhe flet për mua, ky është gabimi”, tha Berisha. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:28 / 24.05.2013
Beyonce

Beyonce me linjë të saj të modës

Beyonce ka krijuar linjën e saj personale të modës të quajtur “Beyonce Boutique” për ueb-faqen Rent the Runway, ku das...
Teknologji
13:50 / 24.05.2013
Huawei të debutojë me Ascend P6

Huawei të debutojë me Ascend P6

Muajin e ardhshëm, saktësisht më 18 qershor, Huawei do të mbajnë një ngjarje të re mediale, në të cilën thuhet se do ...
Ekonomi
15:11 / 24.05.2013

Bashkohen për pastrim

Qytetar të shumë, përfaqësues vendorë e ndërkombëtarë ju kanë bashkuar fushatës për pastrimin e ambientit “Ta past...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.