Berisha: Përgjysmim të taksës për makinave të përdoruara

11:40 / 27.03.2013

Përgjysmim taksës së makinave ka kërkuar kryeministri Sali Berisha, duke urdhëruar ministrat përkatës të bëjnë gati kuadrin ligjor për këtë problem.

“Është krijuar një problem serioz me atë përpjekje që ne bëmë. Kam studiuar taksat e vendeve të tjera dhe nuk kam gjetur të bëhet një pabarazi e tillë as në BE e askund. Taksa e makinave të përdoruara do të përgjysmuar. Gjithë koeficientet e të gjitha do të pjesëtohen për dy”, tha Berisha.

Sipas tij, me masat që po merren është treguar se po tejkalohen edhe masat e BE. “Ne kemi mani të vrapojmë tu dalim edhe objektivave që BE do i arrijë pas dhjetë vjetësh, ne këtë ju jemi do i tejkalojmë, nuk lëviz nga D2, kemi bërë veprim shumë të mirë por nuk mund të penalizojmë qytetarët të cilët, këtu del ai që ka ndihmohet dhe ai që s’ka ndëshkohet, kjo nuk pranohet”, theksoi ai. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.