Berisha priti kreun e komunës Çair të Shkupit

17:10 / 20.10.2012
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka pritur sot në një takim kryetarin e komunës Çair të Shkupit,Izet Mexhiti, me ç’rast Berisha e ka përgëzuar kryetarin Mexhiti për vendosjen e shtatores së heroit tonë kombëtarë Hasan Prishtina në Shkup në 100 vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar.

U vlerësua se vendosja e përmendores së Hasan Prishtinës është e një rëndësie të madhe historike. Ai gjithashtu e përgëzoi kryetarin Mexhiti për aktivitetet që janë duke u organizuar në Shkup me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë si dhe marrjen e mirënjohjes nga ana e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, transmeton INA.

Mexhiti dhe Berisha biseduan edhe për funksionimin e pushtetit lokal dhe bashkëpunimi i komunave shqiptare nga Maqedonia dhe Shqipëria.

Kryetari i komunës së Çairit theksoi se me decentralizimin e pushtetit konform Marrëveshjes së Ohrit komunat kanë më shumë kompetenca më qëllim që pushteti qendror të jetë me afër qytetarëve.

Kryeministri Berisha dhe kryetari Mexhiti biseduan edhe për situatën politike në vend dhe procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike ku u nënvizua bashkëpunimi në këtë drejtim sepse anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet i të dy vendeve.

Ndryshe, të premten në Tiranë kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti nga kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, z-nj Jozefina Topalli u nderuar me një mirënjohje si dhe me riprodhimin simbolik të Akteve zyrtare të themelimit të shtetit shqiptar. Komuna e Çairit në Shkup ishte një prej katër komunave shqiptare, Prizrenit, Vlorës dhe Ulqinit të cilët u nderuan me të njëjtat mirënjohje me rastin e 100 vjetorit të shënimit të Pavarësisë së shtetit shqiptarë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.