Berisha: Projekti “Shqipëria mobile”, i prekshëm brenda vitit

18:45 / 25.02.2013

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka inauguruar shërbimet mTax dhe ePagesa, në drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha theksoi se këto dy shërbime janë shumë të rëndësishme për transformimin e pagesës së taksave nga bizneset shqiptare. Ai gjithashtu vlerësoi edhe arritjet që janë bërë gjatë këtyre viteve në digjitalizimin e institucioneve shqiptare.

“6 vjet më parë Shqipëria ishte analoge dhe digjitalizimi nuk ekzistonte ndërsa sot Shqipëria digjitale është reale. Ne jemi vendi i vetëm me prokurime 100 për qind elektronike, kemi bërë ndryshime epokale drejt informatizimit”, tha Berisha. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.