Berisha: Rama do të justifikojë humbjen e zgjedhjeve me mandatet

16:21 / 1.02.2013
Kryeministri Sali Berisha komenton në Facebook ndarjen e mandateve nga Kuvendi si në vitin 2009. Për kreun e qeverisë, refuzimi që i bën Partia Socialiste kësaj ndarjeje është e pavend.

Kryeministri Sali Berisha theksoi se Rama para dy muajsh ka refuzuar ndarjen e mandateve sipas ndryshimeve demografike të 4 viteve të fundit, ndërsa nuk mungoi as ironia për këtë rast. Ai tha më tej se me veprimet e tij kontradiktore Rama do të justifikojë humbjen e zgjedhjeve të ardhshme.

“Dy muaj më parë, bazuar në ndryshimet demografike të 4 viteve të fundit, KQZ votoi projektin e shpërndarjes së mandateve, sipas të cilit qarqet e Tiranës dhe Durrësit duhet të merrnin nga një mandat nga Korca dhe Berati. z Rama e hodhi poshtë projektin dhe akuzoi qeverinë për tentativë për vjedhje mandatesh para zgjedhjeve. Ai kërkoi Komision Hetimor si dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm për manipulim, sipas tij, të listave të zgjedhësve në Kukës. Në këto kushte, Komisioni i Ligjeve i propozoi Parlamentit shpërndarjen e mandateve sipas vitit 2009. Mirëpo edhe këtë herë, i bazuar në parimin “ç’më duhet mua se c ’them unë”, z.Rama e kundërshtoi këtë dhe befas kërkoi të miratohet varianti i mëparshëm i paraqitur në KQZ nga Ministria e Brendshme, të cilin e kishte hedhur poshtë, sepse me të i vidheshin mandatet. Ai e bëri këtë, sepse i duhet për të justifikuar humbjen e ardhshme të zgjedhjeve”, komentoi kryeministri Berisha.

“Kur njëri nga vartësit e pyeti se ç’po ndodhte kështu, z.Rama u përgjigj prerë: “Nuk më duhet gjë se çfarë them unë”, përfundon mesazhi i kryeministrit në Facebook. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.