Berisha: Rama është i mjerë!
Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave foli me nota keqardhje për kreun e opozitës, duke thënë se në vizitën e fundit në Durrës, ai vizitoi bizneset e deputetëve të Partisë Socialiste.“Dua t’i them kryetarit të ngratë të opozitës, tek shkonte tek dyqanet e deputetëve të tij në Durrës për të bërë deklarata, të paktën të zgjidhte biznese të tjera dhe jo të deputetëve të vet, se e pa i gjithë Durrësi dhe nuk kishte asgjë më të pabesueshme se ajo”, ka thënë Berisha, transmeton “Shekulli”. “Jo se nuk ka njerëz që marrin ushqimet me listë, por mos shko te dyqani i deputetit. Mos e politizo. Nuk them që nuk ka njerëz që nuk kanë para dhe që nuk ekziston lista, por them që po bëjmë gjithçka për punësimin e qytetarëve dhe kjo është bërë e qartë si drita e dielli”, tha Berisha.
Duke folur për programin politik të PS-së, Berisha tha se Rama është i paqartë kur bën premtimet.
“Të dalësh para biznesit të partisë dhe të thuash unë do të heq taksën dhe t’i thuash më pas nuk do të paguani kaq shumë por do paguani më pak. Hane shane hane Bagdad”, tha ai. /Telegrafi/