Berisha: Referendumi, në respektim të Kushtetutës

11:57 / 7.08.2012
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi të martën se referendumi për heqjen e imunitetit do të bëhet në respektim të plotë të Kushtetutës, ndërsa theksoi se koha kur do të zhvillohet do të përcaktohet nga komisionet përkatëse.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri theksoi se ndërkombëtarët kanë kërkuar heqjen e imunitetit, për të ndalur korrupsionin.

Sipas shefit të qeverisë, në vend ka politikanë që nuk pranojnë të heqin mburojën e imunitetit, ndërsa theksoi se ky prioritet i vendosur nga Bashkimi Evropian duhej të arrihej me konsensus të plotë, transmeton Top Channel.

“Kryetari socialist, Edi Rama bllokoi për të tretën herë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Bllokimi i heqjes së imunitetit, nuk pengon dot vullnetin e qytetarëve. Rama duhet të mbrojë interesat e socialistëve dhe qytetarëve”, tha Berisha.

Në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion, pasi ka dështuar votimi për heqjen e imunitetit, kryeministri Sali Berisha paralajmëroi mbajtjen e një referendumi popullor për këtë çështje.

Më herët gjatë fjalës së tij, kryeministri akuzoi deputetët e opozitës se me veprimin e tyre për të mos e votuar heqjen e imunitetit, po shkelnin interesat parësore të votuesve të tyre

Ndërkohë kryetari i PS, Edi Rama ka reaguar të hënën në mbrëmje në Twitter pas njoftimit të kryeministrit Berisha për mbajtjen e referendumit për heqjen e imunitetit.

Në mesazhin e postuar në rrjetin social, Rama fton shefin e qeverisë që të votohet për të gjitha ndryshimet kushtetuese dhe të shihet se cila palë, pozita apo opozita, do të ketë mbështetjen e popullit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.