Berisha: Shqipëria merr një rëndësi nevralgjike në rajon

13:49 / 6.02.2013
Qeveria shqiptare miratoi në parim tekstin e marrëveshjes mes tre vendeve: Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, për gazsjellësin TransAdriatik (TAP). Ndërsa e ka vlerësuar si historike marrëveshjen bilaterale mes tre vendeve, Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e qeverisë se Shqipëria me ndërtimin e TAP-it merr një rëndësi nevralgjike për energjinë në rajon.

“Gazsjellësi TAP do të transportojë gazin nga deti Kaspik, Azerbajxhan, në Europën Perëndimore dhe që kalon në territorin shqiptar në rreth 200 km dhe përfundon në Itali. Gazsjellësi TAP është projekti më i leverdishëm nga të gjitha projektet e tjera. Leverdia e Shqipërisë për këtë projekt është jashtëzakonisht i madh por edhe angazhimi i saj ka qenë i madh gjatë këtyre viteve. Shqipëria merr një pozicion nevralgjik në fushën e energjisë në rajon pasi vetë pozicioni gjeografik është shumë i rëndësishëm dhe është jo vetëm një vendkalim i gazsjellësit drejt Italisë po ekziston një potencial që gazi krahas trajktores së tanishme gazi të shkojë deri në Ballkanin e Veriut”, tha kryeministri.

Kryeministri Berisha theksoi se ndërtimi i gazsjellësit TAP është një shans shumë i madh për Shqipërinë, pasi do ketë mundësi të ndërmarrë gjatë mandatit që vjen gazifikimin e vendit, që nënkupton përdorimin e gazit për ngrohje dhe gatim.

“Do ketë shpenzime më të ulëta për çdo familje për ngrohje e gatim, pra rritje të mirëqenies për shqiptarët”, theksoi Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha, marrëveshja e cila miratohet sot së bashku me projektin e Kaskadës së Devollit do e shndërrojnë Shqipërinë në vend të zhvilluar.

“Kush do mund të imagjinonte ndonjëherë se në 2 projektet më të mëdha në historinë e vendit do kishte peshë kryesore një prej vendeve më veriore të Evropës, Norvegjia”, shtoi më tej Berisha.

Projekti TAP, që mbështet nga qeveria shqiptare kalon në Turqi, Greqi dhe përmes Shqipërisë përfundon në Itali. Një vendim përkatës pritet të merret në muajin qershor nga konsorciumi i Shah Denizit, që do të zgjedhë se cili midis dy projekteve në garë: TransAdriatik apo Nabucco West i cili e lë Shqipërinë jashtë rrjetit ndërkombëtar të gazit do të transportojnë gazin e Kaspikut drejt Europës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.