Berisha: Të vazhdojmë rrugën e bamirësisë së Nënë Terezës

10:11 / 19.10.2012
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në inagurimin e rikonstruktimit të Shtëpisë së fëmijëve, “Zyber Hallulli” në Tiranë. Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha theksoi se Shtëpia e Fëmijëve është transformuar në një model të ri duke u bazuar në konceptin e shtëpisë dhe familjes ndërsa theksoi se duhet të vazhdohet me rrugën e bamirëses së madhe Nënë Tereza.

"Pas 95 ditëve të themelimit të saj, ku u ngrit këtu streha vorfnore e Tiranës ne sot e inaugurojmë atë në një koncept të ri dhe më shumë funksional. Ne inagurojmë këtë shtëpi sot në një ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët, ditë që ne nderojmë vendimin e Papës Gjon Pali i Dytë për Lumturimin e Nënë Terezës, shqiptares që i dha emër vendit më shumë se kushdo tjetër në shekullin ku jetojmë. Në këtë aspekt duke inaguruar një model të ri të shtëpisë së fëmijëve ne nderojmë edhe Nënë Terezën dhe ky është nderimi më i madh që mund ti bëjmë sot asaj”, tha Berisha.

Ai premtoi se qeveria do të vijojë me transformimin e të gjitha Shtëpive të Fëmijëve në të gjithë vendin duke krijuar një ambient sa më familjar për ta. “Qeveria do bëjë gjithçka që çdo shtëpi të fëmijëve ta modeloj sipas koncepteve më të mira. Do bëjmë gjithçka që fëmijët të gjejnë një familje të dytë në shtëpitë e kujdesit për ta”, tha Berisha. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.