Berisha thirrje Ramës: Lëri deputetët të votojnë
Kur vetëm pak ditë ndajnë nga seanca e 6 gushtit, ku pritet të votohen ndryshimet kushtetuese, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut të PS-së, Edi Rama që të bashkojnë votat për një qëllim që shkon përtej ndasive politike. “I bëj thirrje zotit Ramës, se shpirti olimpik është ‘together’, së bashku. Është qëllimi i bashkimit të përpjekjeve për qëllime të mira, pavarësisht dallimeve, heqja e imuniteti është qëllimi madhor. Ai kundërshtohet vetëm nga ato që nuk duan të jenë të barabartë me qytetarin para ligjit, dhe kjo është aq evidente në Shqipëri se në asnjë vend tjetër. Ne duhet të votojmë, dhe i bëj thirrje që një akt të tillë ta shndërrojmë në histori suksesi, nuk fiton qeveria dhe as opozita, por të gjithë bashkë”, deklaroi Berisha.
Kreu i ekzekutivit duke theksuar se mazhoranca ka pranuar çdo kërkesë të opozitës, akuzoi kryesocialistin Rama se po plotëson kërkesat e grupit të tij të miliarderëve, të cilat nuk duan që t’iu cenohet pasuria. /Bw/Telegrafi/