Berlusconi: Në politikë për drejtësinë

17:13 / 27.10.2012
“Kavaljeri” lëshon sfidën dhe synimin për të vazhduar betejën në politikë me misionin e “reformimit të sistemit të drejtësisë”. “Jam i detyruar të qëndroj në politikë. Ndjej detyrën dhe përgjegjësinë për të reformuar sistemin e drejtësisë në mënyrë që të mos u ndodhë qytetarëve të thjeshtë kjo që më ndodhi mua”, ka deklaruar Silvio Berlusconi, ish-kryeministër i Italisë, pas vendimit të gjykatës që e dënoi me 4 vite burgim dhe 3 vjet qëndrim larg posteve shtetërore.

“Në Romë gjykata e kasacionit më dha pafajësinë e plotë për të njëjtën çshtje që u trajtua këtu. Nuk e di se si nuk u mor parasysh ai vendim. Ndoshta gjyqtarja Davossa më urren, ose ndoshta në gjithë këtë duhet të kërkojmë shpjegime me natyrë politike”, deklaroi Berlusconi, duke shtuar më pas se në procesin gjyqësor u paraqiten prova të pakundërshtueshme që provonin pafajësinë e tij, por që gjykata nuk i mori parasysh, transmeton TCH.

Gjithçka lidhej me parregullsitë e gjetura me blerjet e filmave në SHBA nga ana Mediaset. Sipas vendimit të gjykatës, Mediaset, në pronësi të Berlusconit, ka shfrytëzuar një skemë antiligjore për shit-blerjen e të drejtave televizive të cilat kalonin nga njëra dorë në tjetrën me efektin financiar rritjen artificiale të çmimeve

Një ditë para vendimit të gjykatës, Berlusconi në një deklaratë publike tha se kishte vendosur të mos kandidonte më për kryeministër dhe se “për të mirën e Italisë” do të qëndronte larg politikës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.