Beton edhe në Kalanë e Krujës

17:41 / 18.08.2012
Betoni vazhdon të pushtojë qytetet dhe objektet e trashëgimisë kulturore-historike, duke mos u ndalur as para portave të Kalasë së Skënderbeut në Krujë, ku historia na thotë se janë ndalur taborët e ushtrive osmane.

Prej disa ditësh, në hyrje të kësaj kalaje ka nisur të ngrihet një ndërtesë e madhe prej betoni, siç njoftohemi, me lejen e bashkisë së këtij qyteti. Sikur të mos mjaftonin pallatet, të cilët zënë pamjen e kalasë në këtë qytet, ndërtimi që po kryhet në hyrje të portës së kalasë, mund të përbëjë një tjetër rrezik për këtë kala. Ndërsa kjo kala është pronë e Ministrisë së Kulturës, leja për ngritje këtyre ndërtimeve është dhënë nga ana e Bashkisë së këtij qyteti.

Askush nga punonjësit e muzeumit dhe kalasë së Krujës, nuk pranon te prononcohet për dëmet që po i bëhen kësaj kalaje dhe trashëgimisë historike, pasi është Ministria e Kulturës ajo që përgjigjet për të. Ndërsa ndërtuesit kanë vendosur një tabelë në hyrje të punimeve, ku tregojnë se është Bashkia e këtij qyteti që ka dhënë leje për ngritjen e një ndërtese e cila do të shërbejë për dyqane dhe apartamente të banimit, transmeton TCH.

Kjo ndërtesë në hyrje të kalasë dëmton, si imazhin e vetë kalasë, ashtu edhe atë të pazarit të vjetër të Krujës, të dyja këto objekte pjesë e fondit të artë të trashëgimisë sonë kulturore e historike. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:06 / 19.05.2013
Cascada, Foto: Getty Images

“Merkel i ka fajet për mossuksesin e Gjermanisë në Eurovision”

Gjermanët mendojnë se renditja e dobët e pjesëmarrësve të tyre në Festivalin Evropian të Këngës është si pasojë e ...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.