Biden: Shqipërinë do ta vizitoj me kënaqësi

17:26 / 2.02.2013

Kryeministri shqiptar, Sali Berisha takoi në Munchen zv/presidentin amerikan, Joe Biden. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social Facebook. Sipas Berishës, Biden ka shprehur dëshirën për të vizituar Shqipërinë.

“Sot në mëngjes, i ftuar kryesor në Konferencën e 49 të Sigurisë ishte zëvendës presidenti i SHBA-së, Joe Biden. Unë shfrytëzova rastin ta takoj direkt dhe ta uroj përzemërsisht për rizgjedhjen, si dhe ta ftoj të vizitojë Shqipërinë. Biden më tha se Shqipëria është një nga vendet që ai donte më shumë dhe se do ta vizitojë me kënaqësi”, shkroi Berisha, informon BW.

Berisha tha ndër të tjera se “Për mua ishte një kënaqësi e veçantë se unë përfaqësoja Shqipërinë anëtare e NATO-s, vend që në kuadrin e kësaj Aleance kontribuon në sigurinë globale”. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.