BIK kërkon edukatë fetare në shkolla, shoqëria civile kundërshton

20:37 / 17.08.2013

Bashkësia Islame e Kosovës dhe grupe të ndryshme fetare ka kohë që po kërkojnë futjen e edukatës fetare nëpër shkolla.

Mirëpo, kjo kërkesë shihet si e rrezikshme për shoqërinë kosovare, transmeton KTV.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut është kundër kësaj iniciative. Sipas kryetarit të KMDLNJ-së, Behxhet Shala, shoqërisë kosovare nuk do t’i bënte mirë futja e lëndëve fetare nëpër shkolla.

Shala vlerëson se edhe po të ndërmerrej një hap i tillë, Kosova nuk ka kuadro të fushës.

Me këtë çështje është duke u marrë edhe Komisioni Këshillëdhënës për Liritë Fetare, i formuar nga kryeministri Hashim Thaçi.

Anëtari i këtij komisioni, Petrit Selimi, konsideron se në shkollat kosovare ligjërimi për fetë bëhet në mënyrë të gabuar.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit nuk ka bërë ndonjë hulumtim se a ka kuadro të mjaftueshme për të ligjëruar këto lëndë. /Koha/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.