Bisedimet për veriun ndryshojnë delegacionet në dialog

21:43 / 26.05.2012
Bashkimi Evropian do të vazhdojë që në prononcimet publike të insistojë në vazhdim të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit, ndonëse zyrtarët në Bruksel e pranojnë se janë të vetëdijshëm se aktualisht nuk mund të parashikohet vazhdimi i këtij procesi. Kjo për arsye se janë paraqitur shumë të panjohura në proces, duke filluar nga rrethanat e reja politike të krijuara me zgjedhjen e Tomislav Nikolicit krye të shtetit serb, e deri te ndryshimet e përbërjeve të delegacioneve.

Zyrtarët në Bruksel të involvuar në procesin e dialogut teknik tashmë janë të përgatitur për mundësinë që në krye të delegacionit të Beogradit të mos jetë më Borislav Stefanvic. Në qarqet e Brukselit thuhet se edhe nëse Partia Demokratike e Boris Tadicit formon koalicionin qeveritar, Stefanovic ka gjasa të merr ndonjë post më të rëndësishëm në atë qeveri, raporton RTK.

Ndërsa në skenarin tjetër, ku qeveria do mund të formohej në mes të partive nacionaliste, atëherë do tw duhet të pritet, e të shihet se çfarë qasje do ketë qeveria e re e Serbisë ndaj dialogut dhe nëse do t’i implementojë marrëveshjet që janë arritur deri në këtë moment.

“Në rast se formohet qeveria me partitë e Tomislav Nikolicit dhe Vojislav Kostunicës atëherë duhet të presim një kohë për të parë nëse kjo qeveri serbe do tw orientohet kah Brukseli, apo kah Moska”, u shpreh një diplomat evropian, për RTK-në.

Sipas këtij burimi, edhe këtij formacioni të mundshëm, Brukseli do t’ ia bëjë me dije se nëse i dëshirojnë integrimet, kushti mbetet dialogu dhe zbatimi i marrëveshjeve në dialog.

Nuk është vetëm delegacioni serb ai i cili pret ndryshime. Diplomatët në Bruksel paralajmërojnë se ndryshimet mund të ndodhin edhe tek ekipi kosovar, madje edhe tek ndërmjetësit evropianë.

Ndryshimet do të ndodhin në rast se vendoset që negociatat të marrin format tjetër – atë politik.

“Nëse vendosim që menjëherë të nisim temën e veriut natyrisht se asnjëri nga aktorët aktualë nuk do të ulet më në tryezën e negociatave”, tha një diplomat evropian. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:08 / 18.05.2013
Swedish House Mafia

Swedish House Mafia të lansojnë këngën lamtumirëse

Grupi i famshëm botëror i muzikës techno, Swedish House Mafia, kanë zbuluar se do të lansojnë një këngë lamtumirëse.
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.