Biznesmenët serbë të veriut paralajmërojnë masa radikale

12:49 / 13.12.2012
Vetëm gjatë dy ditëve të fundit doganierët kosovarë në pikën kufitare të Jarinjës kanë kthyer mbrapsht për në Serbi dhjetëra kamionë me mallra serbe të destinuara për veriun e Kosovës, duke kërkuar që këto mallra të zhdoganohen në terminalin që ndodhet në jug të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve, kjo ka shtyrë që dhjetëra biznesmenë serbë të veriut të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm të mërkurën mbrëma në Leposaviq dhe t’i bëjnë thirrje Qeverisë së Serbisë që të suspendojë menjëherë zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, për shkak se siç u tha, nuk janë duke u respektuar garancitë dhe marrëveshjet nga Brukseli sa i përket importit të mallrave serbe për veriun.

Mësohet se ata do të takohen edhe me shefin e doganës së EULEX-it në Jarinjë, për të kërkuar sqarime pse doganierët kosovarë në këtë pikë kufitare kërkojnë që mallrat e destinuara për veriun e Kosovës të doganohen.

”Nëse vazhdohet me këtë praktikë që mallrat të cilat kanë akcizë të dërgohen në pikën kufitare të Merdarës, ndërsa i gjithë malli tjetër në terminalin doganor në jug të Mitrovicës, ne do të detyrohemi të ndërmarrim masa radikale për t’i mbrojtur kompanitë tona, njëherësh edhe interesat tona nacionale”, citojnë burimet të kenë thënë disa nga këta biznesmenë, duke mos precizuar se për çfarë masash radikale bëhet fjalë. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv
 
 
Magazina
16:13 / 18.05.2013
Bonnie Tyler

Bonnie Tyler anuloi konferencën për shtyp, u frikësua nga humbja e zërit

Këngëtarja që përfaqëson Britaninë e Madhe në Eurovision, Bonnie Tyler, ka anuluar konferencën për shtyp të së premt...
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.