Bjellorusi, asnjë deputet i opozitës në parlament

20:39 / 24.09.2012
Asnjë deput i opozitës nuk do të jetë i pranishëm midis deputetëve të rinj të Parlamentit Bjellorus, vendosën rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të kontenstuara nga Bashkimi Evropian dhe grupet e disidencës jashtë vendit.

Parlamenti i ri përbëhet eksluzivisht nga deputetë të partisë së presidentit autoritar Aleksandar Lukashenko dhe aleatëve të tij.

Dy partitë kryesore të opozitës, të bindura për pamundësinë e realizimit të zgjedhjeve të ndershme, vendosën të bojkotojnë procesin, raporton Top Channel.

Lukashenko, njeriu që drejton ish-Republikën Sovjetike Bjelloruse që prej vitit 1994, fitoi një mandat të ri presidencial në vitin 2010, në zgjedhje të konsideruara si gjerësisht të manipuluara prej komunitetit ndërkombëtar.

Forcat qeveritare shtypën me dhunë protestat e shumta që pasuan, duke burgosur qindra disidentë dhe udhëheqës të opozitës.

Sipas zyrtarëve të zgjedhjeve, kufiri minimal i pjesëmarrjes prej 50% u kalua në të gjitha 110 zonat zgjedhore. Në 16 prej tyre, konkuronte në zgjedhje vetëm një kandidat i shumicës.

Në një deklaratë paralele, “Amnesty International” protestoi për burgosjen përpara zgjedhjeve të disa përfaqësuesve të opozitës.

Bjellorusia, konsiderohet nga Brukseli si vendi i fundit diktatorial në Europë. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Aleksandar Lukashenko
Aleksandar Lukashenko
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.