Blushi: Më 23 qershor do humbni me turp

12:19 / 31.01.2013
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, gjatë diskutimit në Kuvend për ndarjen e mandateve të deputetëve sipas qarqeve, u shpreh se kjo nuk mund të vendoset me kartonë por atë e vendosin qytetarët. Blushi theksoi se Partia Demokratike nuk mund të përcaktojë rregullat e lojës vetëm për faktin se është shumicë.

Rregullat e lojës përcaktohen bashkë me kundërshtarin. Kemi rënë dakord që numri i mandateve me formulë të ndahet sipas lëvizjes së popullsisë. Ju keni vendosur që të mos merrni parasysh zhvendosjen e popullsisë këto katër vjet. Ky është vendimi i njëanshëm që nuk ju çon asgjëkund. Nëse vendosni sot ta ndani Shqipërinë si të doni ky quhet depërtim. Është e trishtueshme ta them por ju po u thoni njerëzve mos lindi para zgjedhjeve ose mos vdisni pa votuar për ne”, u shpreh Blushi.

Deputeti i PS-së tha se mazhorancë po krijon një specie që bota nuk e ka njohur dhe që jeton vetëm për ditën e zgjedhjeve. “Kukësi është zvogëluar, Dibra, Shkodra, Korça, njerëzit kanë ardhur në dy qarqet më të mëdha në Tiranë dhe Durrës. Nuk jemi ne që vendosim por ata që kanë ikur nga disa qarqe dhe kanë ardhur në Tiranë dhe Durrës”, u shpreh Blushi, raporton Shekulli.

Ish-kreu i grupit parlamentar të PS-së shtoi se pavarësisht se mazhoranca mund të ndryshojë rregullat e lojës ajo me 23 qershor do të humbë me turp. “Ajo që po bëni sot ju është si një kampionat futbolli, ai që ka fituar kampionatin pararendës vendos rregullat dhe kërkon që porta juaj të jetë më e vogël se e jona. Mandatet e 23 qershorit i kanë ndarë shqiptarët, nuk kemi asnjë mundësi për ta vendosur ne. Ju thoni jetoni për të votuar, ne u themi votoni për të jetuar më mirë. Pavarësisht se ca do bëni sot ju do humbin, me turp sigurisht”, theksoi Ben Blushi i PS-së. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
16:16 / 20.05.2013

Kusari-Lila: Nuk ka monopol për importuesit e naftës

Akuzat e naftëtarëve drejtuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), nuk kanë të ndaluar. Përfaqësuesi i Shoqat...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.