Braçe kërkon sqarim nga Nishani për të kaluarën e Likës

11:50 / 15.08.2012
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kërkuar nga presidentit Bujar Nishani sqarimin e të kaluarës së kreut të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Lika.

Në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan se Nishani duhet të sqarojë nëse Lika ka marrë nënshtetësi kanadeze, duke kërkuar azil politik në Kanada pas ngjarjeve të vitit 1997.

“Presidenti Nishani duhet të përgjigjet: Çfarë shtetësie ka drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, zoti Visho Lika? A ka marrë shtetësi kanadeze drejtori i SHISH? A ka marrë azil të çdo forme në Kanada drejtori i SHISH?”, shprehet Braçe.

Ai shton se duhet sqaruar sesi mund të emërohet drejtor i Shërbimit, një njeri që është shpallur kundërshtar me opozitën, nëse ka marrë azil politik.

“Në cilin mbiemër drejtori i SHISH i ka këto statuse? Nëse ka marrë azil politik, pra si kundërshtar i qeverisë socialiste të pas 1997-së, atëherë si mund të emërohet në detyrën e drejtorit të SHISH një njeri i shpallur kundërshtar me opozitën? Presidenti Nishani duhet të na përgjigjet!! Dekreti ishte i tij!”, shprehet deputeti socialist Erion Braçe. /Noa/Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
11:44 / 22.05.2013

Kontrata për investime në Kombinatin Xehetar “Trepça”, e nënshkruar nga Serbia me konsorciumin amerikan New Generation ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.