Brammertz beson se gjykimi kundër Mladicit rinis brenda javësh
Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi, Serge Brammertz ka thënë se gabimet në paraqitjen e provave nga prokuroria, nuk mund ta shtyjnë procesin gjyqësor kundër të dyshuarit për krime lufte Ratko Mladic, për gjashtë muaj, ashtu siç ka kërkuar mbrojtja e tij.Brammertz i bëri këto komente gjatë një vizite në Serbi, dhe ka shprehur besimin se procesi gjyqësor ndaj Mladicit të fillojë brenda disa javësh, njofton Rel.
Prokuroria është e obliguar të ndajë të gjitha provat që ka me mbrojtjen.
Mladic akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në vitet 1992-1995 në Bosnjë, përfshirë këtu rrethimin e kryeqytetit të Sarajevës dhe ekzekutimin e mijëra djemve dhe burrave myslimanë në Srebrenicë.
Mladic mund të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Lufta në Bosnjë ka lënë rreth 100,000 njerëz të vdekur. /Telegrafi/