Brazil, zjarr në një diskotekë, së paku 200 viktima
Së paku 200 persona, kryesisht tinejxherë, kanë humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer sot në mëngjes në një diskotekë në Brazilin jugor, pasi që muzikantët që po performonin kanë ndezur mjete piroteknike brenda klubit të natës, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.Zjarri ka shpërthyer në klubin që gjendet në qendër të qytetit, në klubin e natës “Kiss”, në rrugën Andras në Santa Maria, kurse në shuarjen e zjarrit janë angazhuar të gjitha njësitet e zjarrfikësve.
“E diele e pikëlluar. Kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, kurse unë se shpejti do të jem në Santa Maria”, ka thënë guvernatori i qytetit në Twitter.
Rreth 2.000 persona, kryesisht të rinj, gjendeshin brenda në klub kur ka shpërthyer zjarrri, transmeton Reuters, duke konstatuar se shpëtimtarët po vazhdojnë të numërojnë viktimat.
Zjarrin e kanë shkaktuar mjetet piroteknike, të cilat janë shfrytëzuar gjatë performimit të muzikantëve. Tymi i dendur ka përshkuar klubin, pasi që ishte djegur izolatori i zërit në tavan. Shumica e të rinjve kanë vdekur nga ngulfatja, kurse shumë të tjerë janë viktima të kaosit të shkaktuar nga paniku.
Rreth 50 persona kanë marrë lëndime, kurse bilanci përfundimtar i viktimave do të dihet më vonë. /Telegrafi/