Bregu: 6 gushti jo tekë e PD-së, respektim i rregullores

13:13 / 2.08.2012
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, i ka bërë thirrje opozitës për të votuar në seancën e 6 gushtit heqjen dhe kufizimin e imunitetit të zyrtarëve, “për të dëshmuar se çështja e integrimit është agjendë kombëtare”.

Duke cituar deklaratat e deputetëve të PS-së, në Komisionin e Integrimit apo në Parlamentin Evropian, të cilët janë shprehur pro heqjes së imunitetit, ministrja Bregu i bëri apel opozitës të përmbajë premtimet për kontributin e saj në përmbushjen e rekomandimeve të BE-së.

“Sot kemi një çështje urgjente për të zgjidhur, çështjen e imunitetit. Vazhdoj të shpresoj se kërkesat për të votuar heqjen e imunitetit brenda muajit korrik, të mos kenë qenë vetëm fjalë në erë. Në 6 gusht mazhoranca do të votojë imunitetin siç kërkoi opozita, përmes ndryshimeve kushtetuese. 6 gushti nuk është tekë e PD-së, por respektim i rregullores”, u shpreh Bregu, në një konferencë për shtyp, njofton Bw.

Më tej ministrja e Integrimit theksoi se 6 gushti është shansi për të çuar përpara procesin e integrimit.

“Nëse opozita mendon se korrupsioni është një sfidë që duhet fituar dhe nëse opozita është një institucion i këtij vendi dhe jo pengmarrje e zotit Rama dhe frikës së tij, atëherë të votojë në 6 gusht. Shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh Edi Ramës për të humbur shansin e merituar, vetëm se Rama kërkon të ruaje lidhjet e tij të dukshme dhe të padukshme me krimin”, deklaroi Bregu. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
19:13 / 23.05.2013
Russell Brand, Foto: Getty Images

Russell Brand në lidhje të re?

Komiku britanik, Russell Brand, besohet se ka gjetur një romancë të re dhe ajo është britanikja Sheridan Smith.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.