Britani, shqiptari qëllohet për vdekje

20:28 / 6.10.2012
Një i ri shqiptar ka mbetur i vdekur nga një sulm me thikë nga disa të rinj me ngjyrë. 23-vjeçari nga Shkodra, Pelivan Zekaj, i cili jetonte në Britaninë e Madhe, është goditur me armë të ftohtë. Policia thotë se po heton për një përplasje mes dy grupeve të rinjsh në një restorant.

Incidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmë vonë, rreth orës 23:15, në një qendër tregtare në veri të Londrës. Policia ende nuk ka asnjë të arrestuar si autor të dyshuar të krimit, por po merren në pyetje dëshmitarë të ngjarjes. Gjysma e qendrës tregtare është mbyllur dhe policia po këqyr zonën, transmeton "Shekulli".

I riu shqiptar, sipas policisë, ka mbetur i vdekur në vend dhe nga ekzaminimi ka dalë se ai është qëlluar në kraharor. Shitësja, Barbara Klarke, 73 vjeçe, thotë: “Kam mbetur e tronditur të them të drejtën. Është e dhimbshme që një gjë e tillë të ndodhë. Ndodhin shumë krime në këtë zonë dhe kur vij këtu nuk jam e sigurt”.

Jashtë qendrës tregtare janë mbledhur shumë njerëz të njohur të 23-vjeçarit për t’i bërë nderimet e fundit mikut të tyre që u vra. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.