Britania ekstradon në SHBA klerikun islamik

10:29 / 6.10.2012
Britania ka ekstraduar klerikun islamik, Abu Hamza al-Masri, në Shtetet e Bashkuara, për të përballur me akuzat për terrorizëm.

Policia ka marrë al-Masrin nga një burg i sigurisë së lartë në pjesën qendrore të Anglisë, për t’iu dorëzuar autoriteteve amerikane së bashku me katër terroristë të tjerë të dyshuar.

Të premten, Gjykata e Lartë në Londër ka vendosur që pesë të dyshuarit të ekstradohen menjëherë në Shtetet e Bashkuara për gjykim.

Siç raporton “Evropa e Lirë”, refuzimi i ankesave të të dyshuarve u ka dhënë fund betejave gjyqësore për ekstradimin.

Al-Masri akuzohet nga autoritetet amerikane për mbështetje të Al Qaedes dhe komplot për hapjen e një kampi militant në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.