Britania ofron ndihmë për opozitën siriane

19:46 / 10.08.2012
Qeveria britanike ofroi të premten 7.8 milionë dollarë ndihma për forcat kryengritëse të Sirisë për blerjen e pajisjeve të komunikimit dhe furnizimeve mjekësore në përpjekje për të forcuar lidhjet me opozitën siriane.

 Sekretari i Jashtëm William Hague tha se Britania nuk do të ofrojë armë, por konfirmoi se fondet në fjalë do të përdoren për të blerë telefona satelitorë, gjeneratorë energjie dhe pajisje mjekësore.

“Populli i Sirisë nuk mund të presë pa fund. Njerëzit janë duke vdekur dhe shpesh janë pa ushqim e strehim, ata janë në mëshirën e një regjimi i cili ndjek këmba-këmbës kundërshtarët, një ushtrie që i ka kthyer armët kundër civilëve dhe milicive që kryejnë krime barbare. Populli sirian ka nevojë për ndihmë urgjente dhe sot ne po rrisim ndjeshëm ndihmën tonë për t’i mbështetur ata”, tha Hague, raporton VOA.

Ai tha se diplomatët do të intensifikojnë kontaktet me krahun politik të Ushtrisë së Lirë siriane ndërkohë që rritet shqetësimi mbi drejtimin që do të merrte vendi pas rrëzimit të presidentit Bashar al Assad.

Shtypja nga Assadi e kryengritjes popullore që filloi në mars të vitit 2011 ka çuar në një luftë të hapur civile. Aktivistët e të drejtave të njeriut vlerësojnë se së paku 19.000 njerëz kanë vdekur në këtë konflikt.

Britania, e cila më parë është treguar e kujdesshme gjatë bisedimeve të drejtpërdrejta me kryengritësit e Sirisë, shqetësohet se vendi mund të kthehet në strehë për al-Qaedan dhe ekstremistët e tjerë në qoftë se komuniteti ndërkombëtar nuk i ndihmon kryengritësit të përgatiten për përmbysjen e Assadit.

"Ne nuk po u japim atyre këshilla ushtarake. Mendoj se është shumë e rëndësishme për ne që të ndihmojmë në përgatitjet për ditën pas Assadit. Ky është sipas mendimit tonë një regjim i dënuar të zhduket megjithëse ai është ende i pamëshirshëm, ende jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe ka ende një ushtri të fortë”.

Britania i kishte ofruar më parë opozitës siriane 2,2 milionë dollarë ndihma në formë pajisjesh jo-luftarake dhe rreth 43 milion dollarë ndihma humanitare. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
William Hague
William Hague
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.