Brukseli mbështet tërësinë e Kosovës

21:49 / 23.12.2012
Letrat janë hapur. Në të njëjtën kohë, edhe Brukseli, edhe Beogradi, kanë dalë me qëndrimet e tyre se si do t’i referohen Kosovës në të ardhmen.

Së pari, Komisioni Evropian, në një raport mbi progresin edhe zyrtarisht e ka ndërlidhur rrugën evropiane të Serbisë me Kosovës, gjë që deri tash nuk ka ndodhur. Bashkimin e dy rrugëve në një e kanë cekur shefat e shteteve apo qeverive në Samitin e dhjetorit, me arsyetimin që të dihet saktë se cilat janë kushtet që qëndrojnë para Serbisë.

Qeveria serbe u përgjigj me platformën e fundit, në të cilën theksin e vë në veriun e Kosovës dhe enklavat serbe. Nga Brukseli ende e peshojnë këtë dokument, dhe disa pjesë tashmë janë cekur si të pranueshme. Megjithatë, nuk ka qëndrim final për këtë platformë.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe kjo është theksuar në konkluzionet e Këshillit të Evropës të 11 Dhjetorit”, ka thënë për “Novosti” zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Maja Kocijancic.

Kjo praktikisht do të thotë se Brukseli do të këmbëngulë në tërësinë administrative të Kosovës. Nga platforma serbe do të pranohet gjithçka që është në përputhje me raportin e Komisionit Evropian, duke përfshirë financimin e aktiviteteve të komunitetit serb në Kosovë nga buxheti serb - në një mënyrë transparente.

BE, nga ana tjetër, nuk do të kërkojë nga Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse këtë nuk po e bëjnë as disa shtete të BE-së.

Për Brukselin, në thelb, është e rëndësishme që të mos ketë pengesa për procesin e integrimit të Serbisë dhe Kosovës, të cilat BE i trajton si dy tërësi të veçanta administrative. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:13 / 19.05.2013

Lulgjuraj: Dhamë maksimumin, por kjo nuk mjaftoi

Adrian Lulgjuraj, i cili së bashku me Bledar Sejkon e përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision, ka thënë se të gjithë dha...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.