Buja emëroi anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka emëruar 4 anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës në përbërje; Elife Podvorica, muzikologe, Arben Fetoshi, drejtor i Radio Kosovës, Muharrem Nitaj, gazetar dhe Nezir Çoçaj, drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës.Në njoftimin e MASHT-it thuhet se vendimi është marrë në mbështetje të nenin 145 pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh nenet 4, 21, 22 të ligjit nr 03/l189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës.
Me këtë vendim është kompletuar përbërja e plotë e Këshillit Drejtues të UP-së, i cili sipas Ligjit të Arsimit të Lartë ka 9 anëtarë ( 5 të zgjedhur nga Senati i UP-së dhe 4 nga ministri i Arsimit). /Telegrafi/