Bulqizë, humbin jetën dy minatorë

20:28 / 29.10.2012
Një aksident i rëndë në minierën e Zonës së Re në Martanesh, u ka marrë jetën dy minatorëve që po punonin aty gjatë ditës së hënë

Sipas burimeve nga policia, dy minatorët humbën jetën, pasi u zunë poshtë nga një masiv gurësh.

Mësohet se minatori Vebi Stafa, 58 vjeç, ka vdekur pa mbërritur ende në spitalin e Burrelit, ndërsa 25-vjeçari Ermal Elezi mbërriti në spital me plagë të rënda, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë, transmetojnë mediat.

Një aksident i ngjashëm ndodhi më 30 gusht në minierën e Martaneshit, ku minatori Murat Kaceli humbi jetën ndërsa Abdullah Hoti u plagos rëndë, pasi u zunë poshtë nga një masiv dheu ndërsa po punonin në galeri. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.