Bulqizë, minatori vdes në minierë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sërish në qytetin e Bulqizës. Një minator 53-vjec ka humbur jetën brenda galerisë së minierës, pasi e ka zënë poshtë një masiv dheu.Minatori është identifikuar si Dilaver Koçi, ndërsa nga të dhënat e para të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në galerinë 41, në një subjekt privat, raporton BalkanWeb.
Hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë, ndërsa ende nuk dihet nëse është nxjerrë viktima nga galeria. /Telegrafi/