Burri vret bashkëshorten

22:52 / 6.10.2012
Bashkëshorti vret mizorisht gruan nën efektin e alkoolit. Ngjarja e rëndë u shënua sot në mbrëmje në Laprakë, kur shtetasi Edmond Doku, 45 vjeç, ka qëlluar me thikë për vdekje bashkëshorten e tij, Rolanda Doku, 36-vjeçe, në banesen e tyre.

Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se burri ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten, në gjendje të dehur. Edmond Doka kishte konsumuar alkool para se të ndërmerrte veprimin fatal.
Bashkëshorti është arrestuar dhe është shoqëruar në komisariatin më të afërt të policisë.

Mësohet gjithashtu se çifti Doka ishte në prag divorci. Ata ishin regjistruar në Gjykatë për t’u divorcuar dhe madje gruaja ka qenë për një periudhë kohe nën mbrojtjen e policisë. Policia bënë të ditur se Rolanda Dokut i kishte përfunduar afati i urdhrit të mbrojtjes prej pak ditësh. Ka qenë ky momenti që burri ka shfrytëzuar për t’i marrë jetën gruas së tij, për të cilën mësohet se dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti, shkruan BW.

Çifti kishte mosmarrëveshje prej kohesh dhe shkak ishin bërë kushtet e vështira ekonomike në të cilat ndodhej familja Doka. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.