Burundi e njohu Kosovën

16:45 / 28.10.2012
Republika e Burundit është shteti i radhës, anëtar i OKB-së, që e ka njohur Republikën e Kosovës.

Nota verbale e njohjes i është dorëzuar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli nga ministri i punëve të Jashtme të Burundit Laurent Kavakure, në kryeqytetin këtij shteti, Bujumbura, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i zv.kryeministrit Pacolli.

Republika e Burundit është shteti i parë i vendeve anëtare të SADC dhe Afrikës Lindore që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Njohja nga ky shtet është e rëndësishme edhe për faktin se thyhet akulli i njohjes së Kosovës nga vendet të cilat kultivojnë marrëdhënie të mira me vendet siç janë: Rusia, Kina dhe India, të cilat e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në këtë pjesë të Afrikës, edhe lobimi serb është shumë i angazhuar veçanërisht në sferën ekonomike. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
15:26 / 19.06.2013

Sektori i bujqësisë ka kapacitet për vende të reja pune

Kryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri i shoqëruar nga ekipi i tij vizituan fshatrat Vranidoll, Tenezhdoll dhe B...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.