Busek: Lugina t’i bashkohet Kosovës, veriu Serbisë
Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarjen.Në një prononcim për KTV-në, ai ka thënë se kjo është zgjidhja më e mirë tash për tash dhe si shpërblim, Kosova do të njihej nga Serbia dhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian.
Pos ndarjes, ai përmend shkëmbimin e territoreve, Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, e veriu i Kosovës Serbisë, për një zgjidhje të qëndrueshme në Ballkan.
“Jam i bindur që në fund të fundit nëse asgjë nuk do të jetë e mundur, atëherë ndarja është zgjidhje”, ka deklaruar Busek.
Sa u përket bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, ai ka thënë se vetëm pas zgjedhjeve në Serbi do të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e bisedimeve. /Telegrafi/