Butrinti përfshihet nga flakët

15:36 / 22.07.2012
Parku kombëtar i Butrintit është përfshirë nga një zjarr masiv, i cili rrezikon të dëmtojë edhe objektet antike nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë të gjithë faqen e malit të Milesë, brenda territorit të shpallur të mbrojtur.

Forca të shumta zjarrfikëse të qyteteve të Sarandës dhe Gjirokastrës janë duke luftuar aktualisht për të vendosur nën kontroll gjuhët e flakëve.

Një zjarr përfshiu një ditë më parë edhe një zonë pyjore shumë pranë banesave, në lagjen Goricë të Beratit.

Një tjetër zjarr i rënë më herët në lagjen muzeale të Kalasë bëri që prefekti i Beratit të mblidhte në një takim pune shtabin e emergjencave civile, raporton TCH.

Me rritjen e temperaturave në të gjithë vendin, forcat zjarrfikëse janë në alarm përballë mundësisë së përfshirjes nga flaket te zonave pyjore, ndërsa situata bëhet edhe më delikate përballë kulturës së vetëndezjes së zjarreve për të krijuar kullota të reja në shumë zona rurale. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.