Buzhala: Kurti, ogur i zi i politikës kosovare

12:57 / 13.12.2012
Seanca e Kuvendit ka nisur me deklarime dhe pyetje parlamentare. Partia Demokratike e Kosovës përmes deputetit Berat Buzhala, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga veprimet antiamerikane. Ndërsa, ministri i Ekonomisë Besim Beqaj duke iu përgjigjur interesimit të Vetëvendosjes për kodin e përbashkët telefonik, tha se Kosova është e gatshme të pranojë kodin 355.

Berat Buzhala, nga Partia Demokratike e Kosovës, në seancën e sotme ka kërkuar në emër të Grupit parlamentar të PDK-së, që Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga deklarimet e saj antiamerikane. Ai tha se Vetëvendosja është e vetmja parti shqiptare që është kundër SHBA-ve, transmeton RTK.

“Lideri i VV-së Albin Kurti është një ogur i zi për politikën kosovare, me kërcënimin që ua ka bëtë SHBA-ve. Badihava marshojnë marshallët e VV-së, por këtë më së miri na kanë bërë të ditur tre ambasadorët të SHBA-së”, tha Buzhala.

Por, në anën tjetër, kryesuesi i seancës Jakup Krasniqi, ka ndërprerë polemikat mes PDK-së dhe VV-së duke thënë se “është kryer pika e rendit të ditës “hajt pak”.

Në kohën e pyetjeve parlamentare, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka kërkuar nga ministri i Ekonomisë, Besim Beqaj sqarime rreth fillimit të negociatave për zëvendësimin e kodit aktual telefonik me atë të Shqipërisë. Ministri Beqaj ka thënë se ka pasur lëvizje të theksuara në këtë drejtim dhe Kosova e pranon kodin 355.

Ndërsa deputeti i LDK-së, Haki Demolli, ka shprehur shqetësimin për përdorimin e standardeve të dyfishta nga ana e Policisë së Kosovës karshi ngjarjeve në vend.

Ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës trajtim parimor, të drejtë ndaj të gjithë qytetarëve pavarësisht se ku protestojnë.

Ndërkohë deputetët nga ngritur shqetësime edhe për korrupsion, efikasitet të gjyqësorit, dhe mos respektim të ligjeve nga ana e zyrtarëve të lartë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.