Çeki, arrestohet imituesi i Breivikut

17:50 / 18.08.2012
Një person i dyshuar se po përgatiste sulme të ngjashme me ato në Norvegji, të kryera nga Anders Behring Breivik, është arrestuar në Republikën Çeke. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet policore lokale, sipas të cilave agjentët kanë gjetur një pushkë automatike, eksploziv dhe municione në apartamentin e të dyshuarit.

I riu 29-vjeçar është arrestuar në qytetin lindor të Ostravas një javë më parë, për vetëm këto ditë autoritetet bënë publik lajmin për mediat.

Korrespondenti i BBC në Pragë, Rob Cameron deklaron se policia në Ostrava ishte vënë në alarm pasi i dyshuari përdorte emrin e Breivik në mesazhet elektronike.

Sipas reporterit, policia bastisi banesën e të riut pasi kishte përgjuar telefonin dhe postën e tij dhe kishte zbuluar se ai po planifikonte të shpërthente një sasi të madhe eksplozivi.

Kur u arrestua, ai po mbante në dorë një telekomandë për të aktivizuar eksplozivin në distancë, kanë saktësuar burimet policore.

Në një konferencë për shtyp, ato thanë se nuk e dinin se cili ishte objektivi i të arrestuarit, por eksplozivi dhe armët e tij ishin të gjitha funksionale.

Më 22 korrik 2011, Breivik, një militant i ekstremit të djathtë, vrau tetë persona në një atentat me bombë dhe më pas 69 të tjerë me armë zjarri në ishullin Utoja, transmeton TCH.

Kur është bërë pak më shumë se një vit nga ngjarja, në Norvegji janë rindezur polemikat për shkak të një raporti që thoshte se atentatet në fjalë mund të shmangeshin, gjë që çoi në dorëheqjen e shefit të policisë norvegjeze. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.