Çeku: Jashtë listave ata që e panë luftën në televizor

8:27 / 28.09.2012
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, thotë se pasi ka ardhur në krye të Komisionit për verifikimin e kategorive të luftës, do të përpiqet që bashkë me bashkëpunëtorët të verifikojnë ata që vërtet kanë qenë pjesëmarrës, për të hequr nga lista ata që e kanë parë luftën në televizor.

Agim Çeku në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” ka vlerësuar se ky për të është obligim i natyrshëm, pasi që një periudhë ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Thekson se nuk i frikësohet ndonjë riformatimi të qeverisë, sepse ministria e FSK-së është njëra prej më të suksesshmeve në Qeverinë Thaçi. E ndërkohë, ai ka thënë se raportet e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, që e drejton, me partinë e kryeministrit Thaçi janë të mira. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Agim Çeku
Agim Çeku
 
 
Magazina
22:06 / 19.05.2013
Cascada, Foto: Getty Images

“Merkel i ka fajet për mossuksesin e Gjermanisë në Eurovision”

Gjermanët mendojnë se renditja e dobët e pjesëmarrësve të tyre në Festivalin Evropian të Këngës është si pasojë e ...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.