Çeku në krye të Komisionit për veteranët e UÇK-së

15:50 / 18.09.2012
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, prej sot do të udhëheqë Komisionin Qeveritar për seleksionimin e veteranëve të UÇK-së, duke zëvendësuar kështu Azem Sylen, i cili dha dorëheqje nga ky post.

Çeku, i cili ishte komandat i përgjithshëm i UÇK-së dhe TMK-së, vjen në krye të këtij komision pasi mori votat e të gjithë komandantëve të zonave të UÇK-së gjatë një takimin që ata kanë pasur me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi.

Lajmin për KTV-në e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli.

Komisioni që do ta udhëheqë Çeku është themeluar në fillim të këtij viti, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Vlerat e Luftës dhe ka për qellim të kualifikojë dhe të nxjerrë numrin e saktë të veteranëve të UÇK-së. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Agim Çeku
Agim Çeku
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.